Washingtoni ka frikë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund t'i japë fund armëpushimit në Gaza dhe të kthehet në luftë kundër Hamasit, raporton New York Times.
“Brenda administratës po rritet shqetësimi se Netanyahu mund ta kundërshtojë në mënyrë aktive marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump”, thuhet në raportin e gazetës, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Gjatë vizitës së tyre në Izrael, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, sipas burimeve të Times, po planifikojnë të bëjnë presion mbi Izraelin që të mos e minojë marrëveshjen.
Raporti gjithashtu thotë se janë duke u zhvilluar negociata me Turqinë për të dërguar një ekip të specializuar për të ndihmuar në gjetjen e trupave të pengjeve izraelite të zhdukur në Gaza, të cilët Hamasi ka thënë se po ka vështirësi në gjetjen e tyre. (A2 Televizion)