Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka gjetur vdekjen në një aksident me helikopter. Mirëpo, ai nuk ishte i vetëm në udhëtim. Referuar raportimeve të bëra në mediat ndërkombëtare, bashkë me të ka qenë dhe një nga diplomatët më të lartë të Iranit, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit, Malik Rahmati, të cilët gjithashtu humbën jetën.
Pasagjerë të tjerë ishin: Mohammad Mehdi Mousavi , kreu i ekipit të sigurisë së presidentit; bashkë-pilotët, kolonel Mohsen Daryanush dhe kolonel Seyyed Taher Mostafavi si dhe tekniku Maj Behrouz Qadimi
Imami i xhumasë i Tabrizit, Mohammad Ali Al-e Hashem, ishte gjithashtu në bord. Ai mbijetoi për një orë pas përplasjes dhe u përpoq të vinte kontakt me zyrën e presidentit. Lajmi konfirmoi nga Agjencia e Menaxhimit të Krizave të Iranit. Al-e Hashem gjeti vdekjen pak orë më pas. (A2 Televizion)