Gjykata ndërkombëtare penale me seli në Hagë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant.
Urdhër arreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, MohammedAl-Masri dhe Ismail Haniyeh.
Sipas kryeprokurorit të kësaj gjykate Karim Khan ka baza të forta për të besuar se të pestë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit, dhe luftën që pasoi në Rripin e Gazës.
Gjykata penale ndërkombëtare ka hetuar veprimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze për gjatë 3 viteve të fundet, dhe së fundmi, edhe ato të Hamasit.
Krimet përfshijnë shkaktim të vdekjeve nga uria të civilëve si metodë lufte, shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha, plagosje të rënda, trajtim mizor, vrasje dhe shënjestrimi i qëllimshëm i popullsisë civile.
Duke folur më herët mbi mundësinë që një pjesëtar I kabinetit të tij përfshihej në listën e personave të kërkuar nga gjykata e Hagës, Netanjahu tha se një lëvizje e tillë do të ishte një turp i përmasave historike.
Kjo gjykatë nuk ka asnjë autoritetet te shteti i Izraelit. Mundësia e lëshimit të një urdhër arresti për krime lufte kundër komandantëve të IDF dhe liderëve shtetërorë, është një skandal i shkallës historike.
Ministri i kabinetit të luftës Benny GAntz, rival politik i Netanjahut e denoncoi vendimin e prokurorit që siç tha vinte me një kandar, liderët e një vendi demokratik, me ato të një organizate terroriste.
Sakaq një lider i Hamasit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se vendimi i gjykatës së Hagës barazon viktimën me ekzekutorin. (A2 Televizion)