Ngjarje e rëndë në Sllovaki, 2 të vdekur pas një sulmi në shkollë

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 16:57 | Bota

Një tragjedi ka ndodhur në një shkollë të mesme në Sllovaki. Një nxënës vrau një mësuese dhe shoqen e klasës me thikë dhe plagosi një tjetër në një shkollë të mesme në Sllovakinë veriore të enjten, thanë zyrtarët.

Disa ekipe të urgjencës u dërguan në shkollën ku dy persona rezultuan të vdekur dhe një i tretë u dërgua në spital me lëndime mesatare, tha për Reuters zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës.

Shërbimet e urgjencës thanë se viktimat ishin 51 dhe 18 vjeç, të dyja femra dhe e plagosura ishte një vajzë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos