Ngrihet avioni i parë nga aeroporti i Damaskut pas rënies së Assadit

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 13:54 | Bota

Ngrihet avioni i parë nga aeroporti i Damaskut pas rënies së

Dyzet e tre persona, duke përfshirë gazetarë dhe staf administrativ, hipin në aeroplanin Airbus Sirian të nisur për në Aleppo.

Avioni i parë që nga rënia e Bashar al-Assad më 8 dhjetor, është ngritur sot nga aeroporti i Damaskut, duke u nisur për në Aleppo, në veri të Sirisë, nga ku filloi sulmi i koalicionit që pushtoi vendin.

Dyzet e tre persona, duke përfshirë gazetarë dhe staf administrativ hipën në avionin e bordit të avionit Airbus të kompanisë Syrian Air, sipas gazetarëve të AFP.

Fluturimi i fundit nga aeroporti i Damaskut kishte ndodhur disa orë para rënies së kryeqytetit në duart e rebelëve të HTS. Ishte pikërisht lideri i regjimit të rrëzuar, Bashar al-Assad ai që kishte hipur në këtë avion për të fluturuar drejt bazës ruse Khmeimim në Sirinë perëndimore.

Ushtria siriane dhe forcat e saj të sigurisë qeveritare braktisën më pas aeroportin, nga i cili nuk ishte nisur asnjë fluturim që atëherë.

Këtë të hënë punonjësit e aeroportit pikturuan në avionët e kompanisë private Cham Wings flamurin sirian të vitit 1946 me tre yjet e pavarësisë siriane, një simbol i kryengritjes popullore të 2011 kundër Bashar al-Assad e cila u miratua nga qeveria e re. Ky flamur zëvendësoi edhe atë të vjetër që përdorte regjimi, në sallonet e aeroportit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos