Delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi nisën bisedimet jo të drejtpërdrejta në Egjipt këtë të hënë, për të cilat ShBA shpreson se do të çojnë në fundin e luftës në Gaza.
Të dyja palët i kanë pranuar në parim pikat kryesore të planit me 20 pika Trump dhe janë më pranë një ujdie se çdo herë tjetër që prej nisjes së konflikti.
Megjithatë disa çështje mbetet të kontestuara, të tilla si struktura e lirimit të pengjeve, tërheqja e trupave izraelite nga enklava, çarmatosja e grupit dhe roli i Hamas në qeverinë e ardhshme.
“Më thanë se faza e parë do të kompletohet këtë javë, prandaj u kërkoj të gjithëve të veprojnë me shpejtësi’, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Më herët gjatë ditës, Kryqi i Kuq tha se ishte gati të ndihmonte në kthimin e pengjeve dhe futjen e ndihmës në Gaza, ku Izraeli vrau të paktën 21 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Bisedimet që zhvillohen në prag të dy vjetorit të sulmit të Hamas ndaj Izraelit, po mbahen në Sharm El Sheik të Egjiptit.
Burime egjiptiane thane se Hamas po kërkon sqarime mbi një sërë detajesh, përfshirë garanci se Izraeli do të mbajë premtimin për të tërhequr trupat pas lirimit të pengjeve. (A2 Televizion)