U ndaluan në flotën që kishte destinacion Gazën, Izraeli deporton Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 16:43 | Bota

U ndaluan në flotën që kishte destinacion Gazën, Izraeli

Izraeli thotë se ka deportuar Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë të ndaluar kur u ndalua një flotilje që po përpiqej të çonte ndihma në Gaza.

Sipas mediave të huaja, rreth 470 persona ndodheshin në bordin e më shumë se 40 anijeve civile kur Flotilja Global Sumud u ndalua nga Izraeli javën e kaluar.

Disa anëtarë të flotiljes që tashmë janë deportuar kanë pretenduar se janë keqtrajtuar gjatë kohës që janë mbajtur në paraburgimin izraelit.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Ministria e Jashtme e Izraelit e quan flotiljen një "marifet PR" dhe thotë se të gjithë të ndaluarve u janë mbrojtur të drejtat e tyre ligjore. Ajo i akuzon ata për përhapjen e "gënjeshtrave".

Është hera e dytë që Thunberg deportohet nga Izraeli pasi u përpoq pa sukses të arrinte në Gaza nga deti, shkruan A2 CNN.

Izraeli thotë se 171 personat janë deportuar në Greqi e Sllovaki dhe janë shtetas të Greqisë, Italisë, Francës, Irlandës, Suedisë, Polonisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Lituanisë, Austrisë, Luksemburgut, Finlandës, Danimarkës, Sllovakisë, Zvicrës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos