Nisin ethet e zgjedhjeve amerikane, hapen qendrat e votimit në bregun lindor

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2024, 12:12 | Bota

Nisin ethet e zgjedhjeve amerikane, hapen qendrat e votimit në bregun

Pas goditjeve të fundit pa lojë të ndershme nga të dy kandidatët në mitingjet finale, qendrat e para të votimit u hapën në Bregun Lindor, duke shënuar fillimin e ditës së gjatë të votimit në Shtetet e Bashkuara në gjashtë zona kohore.

Nga Atlantiku në Paqësor, qytetarët amerikanë do të zgjedhin se kush mes Kamala Harris dhe Donald Trump do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Gara është fokusuar në 7 shtete kyçe, që mendohet se do të caktojnë dhe fituesin këtë herë.

Mbi 80 milionë amerikanë kanë votuar tashmë paraprakisht ose me postë ose personalisht, ndërsa rreth gjysma tjetër do të ketë mundësi gjatë ditës së sotme deri në orën 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos