Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori i posaçëm që hetoi Trump në dy çështje kriminale

Nga Rosalba Bejdo
3 Gusht 2025, 14:51 | Bota

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori i posaçëm që hetoi

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër presidentit Donald Trump, para se të dorëhiqej nga posti më herët gjatë vitit. 

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë të përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike.

Zyra e ka marrë këtë vendim pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi. Smith u emëruar si prokuror i posaçëm në vitin 2022 për të hetuar pretendimet e mundshme për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara nga ana e Trump dhe përpjekjen e tij të mundshme për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2020-ës.

Zyra e këshilltarit të posaçëm nuk ka autoritetin për të ngritur akuza ndaj Smith, por mund të nisë një aksion disiplinor ose t'ia referojë zbulimet departamentit të drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos