“Njeriu më i vetmuar në botë” jeton 5 orë larg qytetërimit në temperatura -70°C

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 21:21 | Bota

“Njeriu më i vetmuar në botë” jeton 5 orë larg

“Njeriu më i vetmuar në botë”, jeton në pyjet e Siberisë në temperatura -70°C, në shoqërinë e arinjve dhe ujqërve.

Samuil ka jetuar në zemrën e pyllit Yakutsk, pesë orë nga çdo lloj civilizimi për dy dekadat e fundit, në një nga mjediset më të ashpra në tokë.

67-vjeçari braktisi fshatin e tij të vogël në Rusi pasi jeta aty “ishte shumë e mërzitshme.” Ai tashmë e kalon pjesën më të madhe të kohës duke kërkuar për ushqim, duke lexuar revista dhe duke dëgjuar radion.

Jeta është kryesisht e vështirë për të pasi jeton në një kasolle të ndërtuar me materiale që ai gjen në pyje. Kurse për të qëndruar ngrohtë, ai pret pemë dhe ndez zjarre.

Me avancimin e moshës, jeta është bërë akoma më e vështirë për të dhe për këtë arsye, sa herë që largohet nga shtëpia, Samuil thotë një lutje.

Për të fituar para, Samuil shet fshesa në qytetin e Yakutsk-ut, por rruga deri atje është shumë e rrezikshme.

Në Yakutsky, qytetin më të ftohtë në botë, -40°C konsiderohet si një pasdite e ngrohtë. Temperaturat mund të zberisn deri -68°C, por kjo shihet si diçka e përballueshme për banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos