"Nord Stream" do funksionojë? Lavrov: Jemi në bisedime me Trump për ta vënë në lëvizje

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 18:18 | Bota

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov konfirmon bisedimet me SHBA-në për tubacionet e gazit Nord Stream përmes Detit Baltik.

“Furnizimi normal me energji për Europën”, nuk është vetëm në interesin e SHBA-së dhe Rusisë, tha ministri për televizionin shtetëror rus.

"Nord Stream është duke u diskutuar." Do të jetë interesante të shihet "nëse amerikanët përdorin ndikimin e tyre në Evropë dhe e detyrojnë atë të ndalojë refuzimin e gazit rus", tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth bisedave të supozuara. Sfondi i këtij janë raportet e mediave se vënia në punë e gazsjellësit më të ri Nord Stream 2 mund të bëhet pjesë e një marrëveshjeje amerikano-ruse për të zgjidhur luftën në Ukrainë, ndoshta duke përfshirë një investitor amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos