Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Paris përpara samitit evropian për të diskutuar mbi Ukrainën, takim i cili është planifikuar për nesër, sipas zëdhënësit të tij.
Sipas mediave të huaja, Presidenti Macron po pret nesër një grup liderësh evropianë për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë në Evropë.
Samiti është një vazhdim i mbledhjeve në shkurt dhe mars të Macron dhe të liderëve evropianë e të NATO-s në Paris, për të diskutuar garancitë e mbrojtjes për Ukrainën.
Lideri ukrainas pritet të ketë një takim me Presidentin Macron gjatë ditës së sotme, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se pavarësisht premtimeve dhe lëvizjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ende nuk është arritur një armëpushim i mundshëm. (A2 Televizion)