Takimi i paralajmëruar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Budapest duket se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ishte fillimisht Shtëpia e Bardhë që njoftoi se nuk kishte plane për një takim të afërt mes dy udhëheqësve, ndërsa më vonë edhe presidenti amerikan deklaroi se nuk dëshironte një tjetër takim të shkuar dëm.
Trump sugjeroi se një mosmarrëveshje kyçe mbetej refuzimi i Moskës për të pushuar luftën përgjatë vijës aktuale të frontit. Dallimet kryesore mes propozimeve amerikane dhe ruse për paqen, të cilat u bënë edhe më të qarta këtë javë, duket se minuan shanset për një samit.
“Jo, nuk dua të kem një takim të kotë. Nuk dua të humbas kohë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por ne kemi bërë të gjitha këto marrëveshje të mëdha, marrëveshje paqeje. Të gjitha janë marrëveshje paqeje, marrëveshje të forta, secila prej tyre. Por për këtë rast thashë: shkoni në vijën e frontit, në vijën e betejës. Pastaj tërhiquni dhe kthehuni në shtëpi, merrni pak kohë për veten, sepse kemi dy vende që po vrasin njëri-tjetrin. Dy vende që po humbasin nga 5 deri në 7000ushtarë në javë. Kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi marrë ende një vendim”.
Trump dhe Putin zhvilluan një takim në Alaska I cili nuk prodhoi rezultate konkrete. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të pezulluar planet për një përballje të dytë mes tyre, mund të shihet si një përpjekje për të shmangur një skenar tjetër të ngjashëm.
“Besoj se Rusët kërkuan me shumë se ç’ duhet dhe u bë e qartë për amerikanët se nuk do të kishte marrëveshje për Trumpin në Budapest”, tha një diplomat i lartë europian për Reuters. Gjithashtu një takim përgatitor mes sekretarit amerikan të shtetit Marko Rubio dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov që do të mbahej këtë javë u pezullua.
Shtëpia e Bardhë tha dyshja kishte zhvilluar një telefonatë shumë produktive dhe takimi nuk ishte më i nevojshëm. Të hënën Trump i dha përkrahjen një propozimi të mbështetur nga Kievi dhe liderët europianë për të ngrirë konfliktin në vijën aktuale të fronti.
Por Moska e ka refuzuar vazhdimisht një ide të tillë, teksa kërkon të marrë të gjithë rajonin e Donbas. Ministri i Jashtëm Lavrov deklaro se një zgjidhje e tillë nuk do të çonte drejt një paqeje afatgjatë. (A2 Televizion)