
Diku tjetër në Evropë, Gjermania po e rishqyrton gjithashtu sigurinë e saj, pas rrezikut të shtuar nga Rusia.
Sipas mediave të huaja, ministri i gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha sot se aleancat po bëhen më pak të besueshme.
Pistorius tha se negociatat e fundit që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë kanë treguar se strukturat globale të pushtetit po ndryshojnë.
"Tabela gjeopolitike e shahut po ndryshon me shpejtësi, modelet e saj, rregullimi i saj", tha ministri gjerman.
"Aleancat po ndryshojnë më shpejt nga sa do të kishte qenë e imagjinueshme më parë”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.
"Si gjermanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, kjo do të thotë që ne duhet të ripërcaktojmë pozicionin tonë në këtë tabelë shahu gjeopolitike, të ripërcaktojmë rolin tonë në vitet e ardhshme, sepse nuk e dimë se në cilat aleanca mund të mbështetemi ende në të ardhmen dhe sa gjatë do të zgjasin ato", përfundoi ai. (A2 Televizion)
