
Gjykata Supreme e Francës mbështeti sot vendimin për dënimin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy në rastin e financimit nga Libia të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012.
70-vjeçari Sarkozy u dënua më 25 shtator për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pasi me vetëdije i lejoi bashkëpunëtorët e tij t'i kërkonin Libisë së Muamar Gadafit të financonte fshehurazi fushatën e tij zgjedhore fitimtare.
Ai kaloi tre javë në burg pasi një gjykatë në Paris vendosi më 10 nëntor për lirimin e tij të parakohshëm.
Megjithatë, ai u urdhërua të mbante një byzylyk elektronik. Ish-presidenti francez, i cili është deklaruar i pafajshëm, ka apeluar dënimin, seancat dëgjimore të të cilit do të mbahen nga 16 marsi deri më 3 qershor. (A2 Televizion)
