Avioni del nga pista, pezullohen fluturimet në aeroportin e Vilniusit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 17:03 | Bota

Avioni del nga pista, pezullohen fluturimet në aeroportin e Vilniusit

Një avion i kompanisë polake LOT hasi një problem serioz gjatë lëvizjes në Aeroportin e Vilniusit, kur doli nga kursi në një pistë ndihmëse.

Sipas një deklarate nga autoriteti menaxhues incidenti ndaloi përkohësisht të gjithë trafikun në aeroport.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Pasagjerët e fluturimit LO771 zbritën shëndoshë e mirë, njoftoi transportuesi LOT.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se pista kryesore do të mbetet jashtë funksionit deri në orën 17:00 sipas orës lokale, me qëllim përfundimin e procedurave të nevojshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos