Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se është i përgatitur të shpërndaj Parlamentin dhe të hapte rrugën për zgjedhje të reja pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, duke paralajmëruar të gjitha palët që të veprojnë me përgjegjësi.
“Fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës. Është një krizë politike që ne duhet dhe do ta lëmë pas. Dje, kancelari gjerman më kërkoi shkarkimin e ministrit të Financave, Lindner, dhe ministrat Buschmann, Stark dhe Ratzinger, gjithashtu kanë kërkuar shkarkimin. Këto shkarkime do t'i bëj në mesditë. Kancelari gjerman ka deklaruar se do të thërrasë një mocion votëbesimi në Bundestag. Kjo është mënyra në të cilën Parlamenti mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja. Presidenti gjerman duhet të vendosë për shpërbërjen e Bundestagut nëse Bundestagu i heq besimin Kancelarit në përputhje me nenin 68 të Ligjit Bazë. Jam i përgatitur ta marr këtë vendim. Zonja dhe zotërinj, shumë njerëz në vendin tonë janë të shqetësuar për situatën e pasigurt politike në vendin tonë, në Evropë dhe në botë, edhe pas zgjedhjeve në SHBA. Nuk është koha për taktika dhe hile, por është koha e arsyeshmërisë dhe përgjegjësisë. Pres që të gjithë ata që janë përgjegjës të bëjnë drejtësi në lartisinë e sfidave”, tha Presidenti gjerman. (A2 Televizion)