
Europe nuk është më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit dhe zhvendosja është strukturore, jo e përkohshme. Kështu u shpreh shefjal e e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas ditën e mërkurë, teksa udhëheqësit Evropianë po mundohen të gjejnë mënyrat se si ti përshtaten qasjes së presidentit amerikan Donald Trump, ndaj marrëdhënies transatlantike. Duke folur në konferencën vjetore të agjencisë europiane të mbrojtjes, ajo shtoi se teksa BE do të do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta transatlantike, dhe shba do të mbetet aleat, europa duhet ti përshtatet realiteteve të reja, dhe NATO duhet të bëhet më Europianë për të ruajtur fuqinë e vet.
“Europa nuk është më qendra kryesore e gravitetit për Uashingtonin. Kjo zhvendosje ka qenë duke ndodhur prej kohësh. Ajo është strukturore, jo e përkohshme. Kjo do të thotë se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Asnjë fuqi e madhe në histori nuk e ka deleguar mbijetesën e saj te të tjerët dhe ka mbijetuar. Ndoshta ndryshimi më i madh në riorientimin themelor po ndodh përtej Atlantikut. Më lejoni të jem shumë e qartë, ne duam lidhje të forta transatlantike. SHBA-të do të mbeten partneri dhe aleati i Evropës, por Evropa duhet të përshtatet me realitetet e reja”.
Në strategjinë e re të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, e bërë publike pak ditë më herët, Europa zbret më poshtë në listën e prioriteteve të Uashingtonit. Në të thuhet se SHBA do ti ofrojë mbështetje më të kufizuar aleatëve dhe se Europa duhet të marrë mbi supe më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet. “Edhe pse Evropa mbetet e rëndësishme, ajo ka një peshe më të vogël dhe në rënie të fuqisë ekonomike globale,” thuhet në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes, e publikuar të premten e kaluar.. “Si rrjedhojë, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në Evropë, ato duhet dhe do t’i japin përparësi mbrojtjes së territorit amerikan dhe frenimit të Kinës, shkruan A2 CNN.
”Strategjia gjithashtu e bën të qartë se në Evropë “aleatët do të marrin drejtimin” përballë kërcënimeve që janë “më pak serioze” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa Uashingtoni do të ofrojë “mbështetje kritike, por më të kufizuar”. (A2 Televizion)