Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur Romën Lindore, pak pas orës 8 të mëngjesit. Disa persona u plagosën, përfshirë tre me djegie të rënda, pasi një stacion benzine shpërtheu.
Shpërthimi i madh në një shpërndarës benzine, nafte dhe gazi të lëngshëm u dëgjua në të gjithë kryeqytetin italian.
"Dukej si ferr", thotë një nga dëshmitarët, i cili ka mbetur gjallë për mrekulli. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikës, forca policie dhe vullnetarë të mbrojtjes civile.
Rreth njëzet persona u plagosën, përfshirë oficerë policie, vullnetarë dhe një zjarrfikës. Stacioni i metrosë raportohet të jetë mbyllur. (A2 Televizion)