Kina është zotuar të mbrojë 'interesat e saj kombëtare' kundër sanksioneve të SHBA-së, pasi Donald Trump planifikon të vendosë rritje tarifash ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar fluksin e drogave të paligjshme, përfshirë fentanilin, në SHBA.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës tha në një deklaratë për mediat se nga lufta tregtare me Kinën askush nuk do të mund të fitojë, shkruan A2 CNN.
“Për këtë çështje, ne e kemi shprehur vazhdimisht qëndrimin e Kinës. Ne gjithmonë besojmë se nuk ka fitues në luftërat tregtare dhe tarifat (tit-për-tats).
Kina ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri interesat e saj kombëtare. Pekini është i gatshëm të ruajë komunikimin me SHBA-në, të trajtojë siç duhet dallimet, të zgjerojë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA". (A2 Televizion)