Një sulm ajror izraelit vrau të paktën 24 palestinezë në një kamp që strehonte familje të zhvendosura në Rripin jugor të Gazës.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale shëndetësore. Izraeli zgjeroi ofensivën e tij ushtarake në enklavë dhe shtoi bombardimet që kanë vrarë qindra njerëz gjatë 72 orëve të fundit. Mjekët thanë se sulmi i fundit që vrau gjithashtu gra dhe fëmijë, plagosi dhjetëra njerëz të tjerë, shkruan A2 CNN.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmet izraelite në ditët e fundit kishin vrarë qindra palestinezë, pavarësisht një vizite të presidentit amerikan Donald Trump në rajon.
Hamasi e përshkroi sulmin si një "krim të ri brutal" në një deklaratë të dielën dhe fajësoi administratën amerikane për përshkallëzimin. Ushtria izraelite nuk komentoi sulmet e fundit, por tha në një deklaratë të mëparshme se po kryente sulme të gjera në zonat e Gazës si pjesë e planit të saj për të arritur objektivat e saj të luftës. (A2 Televizion)