Ushtria izraelite njoftoi nisjen e një ofensive të madhe që synon mundjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në rripin e gazës. Forcat izraelite të mbrojtjes bënë me dije se kishin mobilizuar trupat në operacionin “Karrocat e Gideonit” për të pushtuar zona strategjike të Rripit.
Siç thuhet, ato nuk do të ndalen deri sa Hamas të mos jetë më një kërcënim dhe të gjitha pengjet izraelit të rikthehen në shtëpi. Sipas njoftimit të IDF, 150objektivë ishin goditur në 24 orë. Izraeli ka intensifikuar bombardimet në enklavën e rrethuar dhe ka grumbulluar forca të blinduara rreth kufirit pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për të rinisur bisedimet për armëpushim dhe për t’i dhënë fund bllokadës ndaj ndihmave në Gaza.
Nisja e oporacionit sugjeron se të gjitha përpjekjet kanë dështuar. Media në Izrael thotë se “Karrocat e Gideonit”, referencë ndaj një luftëtari biblik, parashikon marrjen dhe kontrollin e territorit, zhvendosjen e më shumë banorëve në gazën jugore, sulme ndaj Hamasit dhe parandalimin që ai të marrë kontrollin e furnizimeve humanitare.
Më herët gjatë muajit, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli po përgatitet për një hyrje intensive në Gaza për të kapur dhe mbajtur territorin. Ministria e shëndetësisë në Gaza pretendon se rreth 250 persona janë vrarë në sulme izraelite që prej së enjtes. OKB ka paralajmëruar se përshkallëzimi i fundit nga Izraeli mund të quhet shkelje e ligjit ndërkombëtar. Po ashtu sekretari amerikan I shtetit Marko Rubio theksoi se SHBA ishte e shqetësuar nga situata. (A2 Televizion)