Dron mbi autobusin me civilë, 9 të vrarë në Ukrainën verilindore, Kievi: Akt çnjerëzor

Nga Rosalba Bejdo
17 Maj 2025, 13:08 | Bota

Dron mbi autobusin me civilë, 9 të vrarë në Ukrainën

Nëntë persona u vranë në një sulm me dron të Rusisë, kundër një autobusi me civilë në Ukrainën veri-lindore. Administrata rajonale ushtarake në Sumi bëri të ditur se 4 persona të tjerë ishin plagosur në qytezën e

Bilopilia mëngjesin e së shtunës, teksa autobusi udhëtonte drejt kryeqytetit rajonal Sumi, pranë kufirit me rusinë. Duke cituar informacione paraprake, kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se autobusi ishte goditur nga një dron rus Lancet, në atë qe përshkroi si akt çnjerëzor, raporton A2 CNN.

Ndërsa policia kombëtare ukrainase tha se bëhet fjalë për një krim cinik lufte. “Ushtria ruse edhe një herë ka goditur një objekt civil, duke shpërfillur të gjitha normat, ligjin ndërkombëtar dhe njerëzimin.

Moska nuk ka komentuar drejtpërdrejtë por tha se kishte goditur një zonë ushtarake në Sumi.

Sulmi vjen disa orë pasi Rusia dhe Ukraina mbajtën të parat bisedime direkte të paqes që prej viti 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos