Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se disa trupa të palestinezëve janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Sipas mediave të huaja, në përditësimin e saj të fundit ditor, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 67,967 njerëz kanë vdekur në Rrip që nga sulmet e 7 tetorit.
Po ashtu bëhet e ditur se 29 persona të tjerë i janë shtuar totalit në 24 orët e fundit, përfshirë tre që "i janë dorëzuar plagëve të marra" dhe 22 të tjerë, mbetjet e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë thotë se katër persona të tjerë u vranë në 24 orët e fundit, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende kontrollojnë afërsisht 53% të Rripit të Gazës dhe më parë thanë se do të vazhdojnë të veprojnë për të mbrojtur trupat e tyre në terren. (A2 Televizion)