OBSH: Mbi 3,300 të vrarë dhe 4.3 milionë të zhvendosur nga luftimet në Iran

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 16:07 | Bota

OBSH: Mbi 3,300 të vrarë dhe 4.3 milionë të zhvendosur nga

Luftimet në Iran kanë shkaktuar një krizë të rëndë humanitare brenda pak javësh, sipas të dhënave të bëra publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtoresha rajonale për Mesdheun Lindor, Hanan Balkhy, deklaroi gjatë një konference për mediat se situata përfaqëson një nga krizat më të mëdha të dekadave të fundit.

Sipas saj, bilanci paraprak i pasojave është alarmant:

Të paktën 3,300 persona kanë humbur jetën

Mbi 30,000 të tjerë janë raportuar të plagosur

Më shumë se 4.3 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar edhe 116 sulme ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor, duke rënduar më tej situatën për civilët dhe sistemin shëndetësor në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos