Araghchi kritikon SHBA-në dhe Izraelin për goditjen e centralit bërthamor në Bushehr, "Sulmet tregojnë synimet e vërteta të tyre"

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 14:04 | Bota

Araghchi kritikon SHBA-në dhe Izraelin për goditjen e centralit

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se centrali bërthamor në Bushehr është goditur 4 herë nga SHBA dhe Izraeli

Në një postim në rrjetin X, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit pranë centralit bërthamor të Bushehrit sot paraqesin rreziqe të mëdha si për Iranin, ashtu edhe për rajonin më të gjerë të Gjirit.

Araghchi tha se objekti në Bushehr është goditur katër herë, duke kritikuar atë që ai e përshkroi si mungesë shqetësimi për sigurinë e tij, sidomos në krahasim me vëmendjen që i është kushtuar centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, përcjell A2CNN.

“Sulmet ndaj objekteve tona petrokimike gjithashtu tregojnë synimet e vërteta të tyre,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos