Presidenti Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 18:05 | Bota

Presidenti Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s.

Sipas mediave të huaja, Putin ka thënë se vendet europiane po ‘nxisin histeri’ duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.

Komentet Putin i bëri teksa po flet në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë, përcjell A2 CNN.

Ndërsa Putin thotë se "elitat sunduese" të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë "marrëzi" që është "e pamundur të besohet".

Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumenton Putin, shkruan A2 CNN.

“Dhe evropianët janë gjithashtu skeptikë, pasi nuk e dinë se çfarë është kaq e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë rripat për t'iu kundërvënë Rusisë", thotë Presidenti rus më tej.

Kujtojmë se javët e fundit tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, me pretendimet e vendeve europiane se avionët apo dronët e Moskës kanë shkelur hapësirën ajrore të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos