Thames Water, ofruesi më i madh i ujit në Mbretërinë e Bashkuar, është goditur nga një gjobë rekord nga rregullatori Ofwat.
Sipas mediave të huaja, kompania është gjobitur me 122.7 milionë paund pas hetimit "më të madh dhe më kompleks" të Ofwat.
Kjo gjobë vjen pas dy hetimeve që lidhen me operacionet e saj të ujërave të zeza dhe pagesat e dividentëve, shkruan A2 CNN.
Nga gjoba totale, 104.5 milionë paund janë vendosur për shkelje të rregullave të ujërave të zeza, ndërsa 18.2 milionë paund do të paguhen për shkelje të rregullave të pagesës së dividentëve.
Gjoba do të paguhet nga kompania dhe aksionerët e saj, tha Ofwat, dhe jo nga klientët.
Thames Water u shërben 16 milionë klientëve në të gjithë Londrën dhe Juglindjen e vendit. (A2 Televizion)