Një bazë ushtarake në Irak është vendosur, mbrëmjen e kaluar, nën shënjestrën e militantëve të rezistencës islamike.
Sipas një zyrtari të lartë të ushtrisë amerikane, sulmi në bazën pranë aeroportit të Erbilit ka shkaktuar disa të lënduar, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kohët e fundit, Rezistenca Islamike në Irak ka ndërmarrë dhjetëra sulme kundër interesave amerikane në Irak dhe Siri për shkak të mbështetjes që i jep Izraelit në luftën në Gaza.
Ndërkohë që kundërpërgjigjja amerikane ishte e rrufshme. Avionët e SHBA-së bombarduan menjëherë 3 lokacione të përdorura nga Hezbollahu dhe forcat e tjera të mbështetura nga Irani në Irak.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi se ky ishte një reagim proporcional pas sulmit të bazës së Erbilit. (A2 Televizion)