Sulmohet rezidenca e Putin, Trump: U nxeha shumë kur e mora vesh

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 20:16 | Bota

Sulmohet rezidenca e Putin, Trump: U nxeha shumë kur e mora vesh

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se u nxeh shumë kur mori vesh për sulmin me dronë në rezidencën e Vladimir Putinit. Rusia akuzon Ukrainën për këtë sulm, por Kievi e mohon.

“Nuk më pëlqen, nuk është gjë e mirë. E mora vesh sot në mëngjes, më tha Presidenti Putin... aoi tha se u sulmua, kjo nuk është gjë e mirë”, tha Trump për gazetarët pas një takimi me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Tjetër gjë të sulmosh, tjetër gjë të godasësh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për këto gjëra... U nxeha shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos