Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike pozitive

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 18:44 | Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas mediave të huaja, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, postoi në rrjetet sociale duke e përshkruar bisedën midis dy udhëheqësve si "pozitive".

Kremlini tha se Trump ishte informuar për pretendimin rus për një sulm me dron ndaj rezidencës presidenciale të Putinit.

Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, tha se Trump u trondit kur Putini i tregoi për sulmin, shkruan A2 CNN.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin do të zhvillojnë një tjetër telefonatë “shumë shpejt” pas bisedës së tyre të djeshme.

Trump i cilësoi bisedimet e djeshme si “produktive” dhe tha se do ta informonte presidentin rus pas takimit me Volodymyr Zelenskyn në Florida mbrëmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos