“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2026, 13:01 | Politikë

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë,

Partia Socialiste ka nisur turin e takimeve në Diasporë ku këtë fundjavë do të ndalet në disa zona të Greqisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit socialist Taulant Balla, njoftoi se “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në diasporë, me takime me shqiptarët në Itali, Gjermani dhe Angli.

Sipas Ballës, këtë të premte në orën 16:00 do të jetë në takim në Athinë, ndërsa në orën 17:00 deputeti Agron Malaj do të jetë në Katerinë. Për të vijuar të shtunën në Halkidiki-Kalithea dhe të dielën në Kavala.

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë,

Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 11 majit 2025 ku votuan mbi 200 mijë shqiptarë në diasporë, Balla thotë se mbi 122 mijë bashkëatdhetarë mbështetën Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Sipas socialistëve, nisma synon të forcojë komunikimin me emigrantët, përmes takimeve fizike dhe komunikimit digjital, ndërsa PS e cilëson veten si forcën politike besnike të shqiptarëve.

“Më 11 Maj 2025 më shumë se 200 mijë shqiptarë në diasporë shprehën me votë vullnetin e tyre se kush duhet ta drejtojë Shqipërinë dhe kush duhet t’i përfaqësojë në Kuvend. Mbi 122 mijë bashkëatdhetarë mbështetën Partinë Socialiste, Edi Ramën për vizionin Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian. Ndaj Prania Besnike do të marrë formë edhe për vëllezërit dhe motrat tona në diasporë. Sigurisht është e pamundur ta bëjmë këtë sy më sy kudo ku janë. Por sa të mundemi, aty ku mundemi, shtuar dhe mundësitë e komunikimit digjital, do ta shtrijmë Praninë Besnike edhe në diasporë. Dhe mos harroni ka vetëm një forcë politike besnike: Partia Socialiste e Shqipërisë”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos