OKB paralajmëron: Sulmi ndaj centraleve bërthamore të Iranit mund të ketë pasoja të mëdha

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 17:32 | Bota

OKB paralajmëron: Sulmi ndaj centraleve bërthamore të Iranit mund

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së ka paralajmëruar kundër sulmeve ndaj objekteve bërthamore dhe bëri thirrje për përmbajtje maksimale në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

Thirrjen për kujdes maksimal ai e bëri nga takimi i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili është mbajtur në Nju Jork, shkruan A2 CNN.

"Sulmi i armatosur ndaj impiantit bërthamor nuk duhet të ndodhë kurrë dhe mund të rezultojë në çlirime radioaktive me pasoja të mëdha brenda dhe përtej kufijve të shtetit që është sulmuar", i tha këshillit të OKB-së Rafael Grossi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

"Prandaj, përsëri bëj thirrje për përmbajtje maksimale", shtoi ai, raporton A2 CNN.

Kujtojmë se Izraeli ka kryer sulme në centralin bërthamor të Iranit, ku ka dëmtuar lehtë strukturën e tij të jashtme.

Po ashtu, kohët e fundit është diskutuar mundësia e një sulmi të SHBA-ve dhe Izraelit në centralin bërthamor të Iranit, për shkatërrimin e plotë të aftësive të tij bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos