Operacion policor në Itali, 23 të arrestuar për vjedhje dhe trafik droge

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 07:55 | Bota

Operacion policor në Itali, 23 të arrestuar për vjedhje dhe

Një operacion policor, i drejtuar nga Zyra e Prokurorit Publik në Trento, është zhvilluar në disa qytete të Italisë përfshirë Trenton, Romën, Napolin, Palermon dhe Latinën.

Gjatë aksionit, policia ka ekzekutuar 23 masa arresti ndaj personave të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal që merrej me vjedhje banesash dhe trafik droge. Po ashtu, janë kryer 35 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera.

Sipas hetimeve, të dyshuarit janë përgjegjës për 201 vepra penale, kryesisht të kryera gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2024.

Hetimi ka nisur në Trento, ku policia ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti të organizuar, që vepronte në disa rajone të vendit. Ky grup dyshohet se ishte i përfshirë si në vjedhje banesash, ashtu edhe në shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në fazën e ardhshme, hetuesit do të përqendrohen në zbardhjen e strukturës së brendshme të grupit, në identifikimin e roleve të secilit anëtar dhe në zbulimin e lidhjeve të mundshme me organizata të tjera kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos