Siria i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 07:12 | Bota

Siria i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Siria i është bashkuar koalicionit anti-ISIS, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane.

Ky postim shënon tranzicionin e Sirisë nga një nxitës i paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme në një aleat që mbështet një operacion të udhëhequr nga SHBA-të kundër ISIS.

Në një postim në X, Ministri Sirian i Informacionit raporton se Siria kohët e fundit nënshkroi një deklaratë bashkëpunimi politik me koalicionin për të mposhtur ISIS-in, duke konfirmuar rolin e saj si partner në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen e stabilitetit.

Marrëveshja është politike dhe deri më tani nuk përfshin asnjë komponent ushtarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos