
Gjatë trazirave që kanë përfshirë Venezuelën, lëvizja opozitare, e udhëhequr nga fituesja e çmimit Nobel, Maria Corina Machado, ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.
Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetet sociale, ajo ndau një deklaratë, duke shtuar:
"Ka ardhur koha për të liruar të burgosurit politikë, për të rivendosur të vërtetën dhe për të siguruar që drejtësia të mbizotërojë mbi pandëshkueshmërinë."
Vetë Machado e ripostoi deklaratën pasi mbetet e paqartë se si duket saktësisht e ardhmja e vendit dhe si do të ecë përpara drejt një regjimi demokratik.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ushtria e SHBA-së organizoi një aksion në Venezuelë, ku u arrestua Presidenti në detyrë i vendit, Nicolas Maduro. (A2 Televizion)