
Më pak se pesë orë para sulmit amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas, një tregtar, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, vendosi një bast prej 400,000 dollarësh se Nicolas Maduro do të humbiste pushtetin në Venezuelë, shkruan A2 CNN.
Këtë e raportoi gazeta amerikane Wall Street Journal, sipas hetimit të së cilës, një tregtar dyshohet se vuri bast mbi 34,000 dollarë mbrëmjen e së premtes, më 2 janar, se Maduro nuk do të ishte më udhëheqës i Venezuelës deri më 31 janar, përcjell A2 CNN.
Basti u bë në një platformë të njohur bastesh për kriptomonedha, duke nxitur dyshime se dikush kishte përdorur informacion të brendshëm në lidhje me një operacion shumë konfidencial të SHBA-së, për të nxjerrë një fitim të shpejtë. Disa orë pas bastit, u përhap lajmi për operacionin e SHBA-së për të kapur Maduron, duke i sjellë tregtarit gati 410,000 dollarë. (A2 Televizion)