Asnjë inspektim sigurie nuk është zhvilluar që prej 2019 në lokalin zviceran që shpërtheu në flakë gjatë vitit tëri, duke vrarë 40 persona në një resort skish në Crans-Montana. Shumica e viktimave të zjarrit që përfshiu barin "Le Constellation" në orët e para të 1 janarit ishin adoleshentë dhe autoritetet zvicerane, po përpiqen ti japin një përgjigje pyetjes si ndodhi katastrofa?
“Jemi thellësisht të keqardhur. Nuk kishim asnjë sinjal se kontrollet nuk ishin zhvilluar”, u justifikua kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Feraud lidhur me mungesën e inspektimeve në lokalin e pozicionuar në kantonin e Vale.
Prokurorët thanë se zjarri që ishte përhapur me shpejtësi në orët e para të 1 janarit ishte shkaktuar me gjasë nga qirinjtë fishekzjarrë që i vunë flakën tavanit të bodrumit të barit, që ishte mbuluar me material shkumëzues për të izoluar zhurmat.
Kryebashkiaku garantoi se inspektime për zjarrin do të zhvillohen tani në bazë vjetore në baret e qytetit. Ndërkohë qirinjtë fizhekzjarrë, nga tani e tutje do të ndalohen nëpër lokale.
Autoritetet po hetojnë dy persona që drejtonin lokalin nën dyshimin për krime, përfshirë vrasje nga pakujdesia. 116 persona mbetën të plagosur në tragjedi, 11prej të cilëve thuhet të jenë në gjendje kritike për jetën. (A2 Televizion)