Orban e Erdogan takohen në Budapest, shkëmbejnë kalë me makinë

Nga Denisa Pasholli
19 Dhjetor 2023, 08:34 | Bota

Një kalë i zi dhe një makinë elektrike nga një prodhues turk, ishin dhuratat që shkëmbyen mes tyre, gjatë takimit zyrtar në Budapest, dy miqtë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Të dy ishin shumë të vëmendshëm për të respektuar njëri-tjetrin, në një vizitë që në kryeqytetin hungarez zgjati vetëm për pak orë.

Takimi erdhi në një kohë kur Suedia po pret që aplikimi i saj për t’ju bashkuar NATO-s, të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve.

Edhe pse kishin gjëra shumë serioze për të diskutuar, duket se Orban dhe Erdogan morën pak minuta kohë për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, si dhe për të shëtitur rrugëve të Budapestit me makinën e re, çelësat e së cilës në dorë kryeministrit Orban, duke e ditur ndoshta se nuk do ta ngasë kurrë, ia dorëzoi vetë Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos