“Pa Tomahawk, s’ka më diplomaci”, Rusia bombardon ashpër Kievin, shënohen 6 viktima

Nga Rosalba Bejdo
22 Tetor 2025, 12:35 | Bota

Përpjekjeve diplomatike të SHBA dhe BE për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Moska iu përgjigj me një valë intensive sulmesh me dronë e raketa.

Në shënjestër u vunë një sërë qytetesh ukrainase, përfshirë Kievin, duke shkaktur një bilanc prej 6 viktimash, dy në kryeqytet dhe 4 të tjerë në rrethinat e Kievit, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. Siç njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky, 21 persona të tjerë mbetën të plagosur në sulmet gjatë natës.

Presidenti ukrainas, i cili nuk arriti dot të bindte Trumpin t’i siguronte Tomahawk-ët tha se sapo raketat ishin larguar prej tyre, Rusia ishte bërë më pak e interesuar për diplomacinë. Kievi ishte nën alarmin e raketave balistike për pjesën më të madhe të natës dhe nën jehonën e shpërthimeve, shkruan A2.

Në orët e para të së mërkurës, ekipet e shpëtimit u angazhuan për shuarjen e zjarreve në godinat e banimit. Rreth vendit sulmet ruse shënjestruan edhe një herë infrastrukturën energjetike dhe ndërprerje të elektricitetit pati në disa zona.  

Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se kishte goditur një impianti kimik në rajonin e gjerë të Brianskut në orët e vona të së martës, me raketa të siguruara nga Britania e Madhe, Storm Shadow. Duke e cilësuar sulmin një goditje të suksesshme që kishte penetruar sistemin rus të mbrojtjes ajrore, zyrtarë ushtarakë thanë se impianti në Briansk prodhonte barut, eksplozivë dhe përbërës të karburantit që përdoren në municione dhe raketa me të cilat Rusia bombardon territorin e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos