Pak para takimit me Zelenskyn, Trump telefonatë me Putin: Ishte shumë produktive!

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 18:33 | Bota

Pak para takimit me Zelenskyn, Trump telefonatë me Putin: Ishte shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se sapo ka pasur një “bisedë telefonike të mirë dhe shumë produktive” me homologun rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i SHBA-ve e njoftoi këtë lajm në platformën e tij Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pak para takimit me Zelenskyn, Trump telefonatë me Putin: Ishte shumë

Kujtojmë se Trump ka planifikuar të takohet ditën e sotme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago të Floridës, shkruan A2 CNN.

Megjithë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se një marrëveshje armëpushimi me Rusinë është ende larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos