Teksa po fliste në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Presidenti rus Vladimir Putin tha se çdo trupë e huaj në Ukrainë do të ishte objektiv i ligjshëm për sulme.
"Nëse ndonjë trupë shfaqet atje, veçanërisht tani, gjatë operacioneve ushtarake, ne nisemi nga fakti se këto do të jenë objektiva legjitime për shkatërrimin e tyre", thotë Putin, shkruajnë mediat e huaja.
Deklarata e tij vjen pasi 26 vende që janë pjesë e të ashtuquajturit koalicion i të vullnetshmëve thanë se do të angazhonin trupa në Ukrainë për sigurinë e pasluftës dje në një takim në Paris.
Udhëheqësi rus thotë se nuk sheh asnjë arsye për vendosjen e trupave në Ukrainë nëse ka paqe dhe pretendon se do t'i përmbahet çdo marrëveshjeje që i jep fund luftës, shkruan A2 CNN.
Moska më parë ka shkelur traktatet e paqes dhe sigurisë, përfshirë Memorandumin e Budapestit, duke aneksuar Krimenë dhe duke pushtuar Ukrainën. (A2 Televizion)