Kremlini është "absolutisht" kundër garancive ushtarake amerikane dhe evropiane që i ofrohen Ukrainës për sigurinë e saj, deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov në një reagim pas takimit të presidentit ukrainas Zelensky me aleatët europianë.
"Të huajt, veçanërisht kontingjentet ushtarake evropiane dhe amerikane, nuk mund të jenë një garanci sigurie për Ukrainën e përshtatshme për vendin tonë", shtoi ai.
“Rusia e sheh praninë e mundshme të trupave të huaja, përfshirë trupat e NATO-s, në Ukrainë si një kërcënim. Për aq sa kuptojmë ne, diskutimi ka të bëjë me sigurimin e sigurisë së Ukrainës përmes forcave evropiane. Pastaj do të kthehemi te shkaqet e konfliktit. Shkaku kryesor i konfliktit ishte përpjekja e NATO-s për të depërtuar në Ukrainë, duke rrezikuar kështu vendin tonë. Rusia nuk mund ta lejojë NATO-n të vendosë ato që në fakt janë trupat e saj në Ukrainë dhe do të bëjë çmos për të garantuar sigurinë e tyre.", tha Peskov.
Peskov akuzoi vendet evropiane se po bëhen pengesë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë me veprimet e tyre antiruse.
Mes të tjerash, zëdhënësi i Putin, shton se presidentin e ftoi Volodymyr Zelenskyn në Rusi për të diskutuar dhe jo për t’u dorëzuar, por lideri ukrainas e refuzoi këtë gjë përmes ministrit të tij të jashtëm. (A2 Televizion)