Kremlini ka publikuar një listë të objekteve energjetike që thotë se janë nën një moratorium të përkohshëm ndaj sulmeve.
Sipas mediave të huaja, Kremlini thotë se kjo listë është rënë dakord nga delegacionet ruse dhe amerikane.
Ajo përfshin:
Rafineritë e naftës
Tubacionet e naftës dhe gazit dhe objektet e magazinimit, duke përfshirë stacionet e pompimit
Infrastruktura e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, duke përfshirë termocentralet, nënstacionet, transformatorët dhe shpërndarësit
Centralet bërthamore
Diga hidroelektrike
Moratoriumi është i vlefshëm deri më 17 prill dhe mund të zgjatet me marrëveshje të përbashkët, tha Kremlini.
“Në rast të shkeljes së moratoriumit nga njëra palë, pala tjetër ka të drejtë ta konsiderojë veten të lirë nga detyrimet për ta zbatuar atë”, thuhej më tej në njoftimin e Kremlinit. (A2 Televizion)