
Pentagoni po përgatitet për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran për javë të tëra, nëse Donald Trump vendos të përshkallëzojë situatën.
Gazeta Washington Post raporton këtë, duke cituar disa burime, sipas të cilave operacionet tokësore nuk do të jen një pushtim në shkallë të gjerë, por më tepër inkursione të kryera nga operacione speciale dhe trupa këmbësorie, përcjell A2 CNN.
"Është detyra e Pentagonit të bëjë përgatitjet për t'ia paraqitur të gjitha opsionet komandantit të përgjithshëm. Kjo nuk do të thotë që presidenti ka vendosur", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Ndërkohë mediat iraniane raportojnë se sulmet me raketa të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur një qytet port iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2 CNN.
Ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur qendrat e përkohshme të komandës iraniane dhe objektet e prodhimit dhe magazinimit të armëve në Teheran në një valë të re sulmesh. Në një postim në X, IDF tha se vendet e synuara përfshinin "objekte prodhimi dhe magazinimi të raketave balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe poste vëzhgimi të regjimit iranian".
Sipas IDF, Irani kishte zhvendosur disa qendra komande në vende të përkohshme. "Disa qendra të përkohshme komande u çmontuan, përfshirë komandantët që vepronin brenda selisë", deklaroi IDF në postim. (A2 Televizion)