
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit të raketave për vitin e ardhshëm. Kështu raporton media publike e Penianit. Në një vizitë në fabrikat e municioneve, Kim urdhëroi që uzinat të përmbushin “nevojat e ardhshme për funksionimin e forcave shtetërore të raketave dhe artilerisë”.
Diktatori deklaroi se “sektori i prodhimit të raketave dhe predhave është me rëndësi thelbësore për forcimin e parandalimit të luftës”. Pheniani ka rritur ndjeshëm testet e raketave në vitet e fundit. Analistët thonë se kjo ka për qëllim përmirësimin e aftësive të saj për goditje precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut dhe duke testuar armët përpara se t'i eksportojë ato potencialisht në Rusi.
Vizita e Kim erdhi një ditë pasi media shtetërore raportoi se ai vizitoi një fabrikë nëndetësesh bërthamore, ku u zotua të kundërshtonte “kërcënimin” që përbënte prodhimi i nëndetëseve bërthamore nga Koreja e Jugut. (A2 Televizion)