Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 07:43 | Bota

Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Raundi i radhës i bisedimeve të ndërmjetësuara për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, tha një zyrtar palestinez. Takimi i zhvilluar në Doha, zgjati rreth tre orë e gjysmë dhe u mbajt në dy ndërtesa të ndara, ku mesazhet u përcollën përmes ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti.

Pavarësisht përpjekjeve, nuk u arrit asnjë marrëveshje, ndërsa bisedimet pritet të rifillojnë të hënën, me ndërmjetës që do të takojnë veçmas secilën palë për të ngushtuar dallimet.

Sipas agjencisë Reuters, delegacioni izraelit nuk kishte autoritet të plotë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje, pasi nuk gëzonte kompetenca të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, Hamasi deklaron se ka reaguar me “frymë pozitive” ndaj propozimit më të fundit për armëpushim, por mbetet i palëkundur në kërkesat kryesore; përfundimi i luftimeve dhe tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza, kushte që qeveria izraelite i ka refuzuar më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos