Tragjedi e rëndë në Teksas, përmbytjet u marrin jetën 24 personave, 25 fëmijë të humbur

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 09:55 | Bota

Një tragjedi e rëndë ka shokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 24 njerëz kanë vdekur dhe 25 fëmijë nga një kamp veror mbeten të humbur pas një përmbytje që goditi shtetin e Teksasit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideroi tragjedinë që ndodhi në ditën e pavarësisë së SHBA-ve, një zhvillim shokues dhe të tmerrshëm, shkruan A2 CNN.

“Zyrtarët federalë po na vijnë në ndihmë”, theksoi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott. Ai njoftoi gjithashtu se operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar pa ndërprerje.

Niveli i ujit raportohet të jetë rritur me shumë shpejtësi duke bërë që lumi të dalë nga shtrati, raporton A2 CNN.

“Brenda 45 minutave, lumi Gaudalupe, doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje shkatërruese”, u shpreh një zyrtar në Teksas. Autoritetet kanë sqaruar prindërit se shpallja e personave të humbur nuk do të thotë se mund të kenë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos