Përshëndet besimtarët nga ballkoni, Papa Françesku lë spitalin pas 5 javësh betejë shëndetësore

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 15:23 | Bota

Papa Françesku është shfaqur në publik për herë të parë që kur u shtrua në spital në 14 shkurt.

Pasi përshëndeti besimtarët nga ditarja, 88-vjeçari la spitalin disa minuta më vonë, shkruan A2 CNN.

Mjekët thonë se do t'i duhen të paktën dy muaj pushim në Vatikan. Gjatë pesë javëve të fundit, ai pati “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha doktor Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.

Kreu i Vatikanit nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent, shtoi doktori. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.

Doktor Alfieri tha se pacientët me pneumoni të dyfishtë humbasin pak zërin dhe “sidomos te të moshuarit do të duhet kohë që zëri të kthehet në normalitet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos