Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 20:50 | Bota

Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë për t’i dhënë fund tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Në një fjalim të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, Pezeshkian tha se Irani duhet të dalë nga situata aktuale e “as luftë, as paqe”.

Sipas presidentit iranian, anëtarët e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare e konsiderojnë memorandumin si marrëveshjen më të mirë të mundshme, duke marrë në konsideratë, siç u shpreh ai, dinjitetin, mençurinë dhe interesin kombëtar të Iranit.

Pezeshkian theksoi se dokumenti nuk përmban asnjë element që mund të interpretohet si kapitullim i Iranit përballë Shteteve të Bashkuara, shkruan A2CNN. 

Memorandumi, i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në qershor, parashikonte një afat 60-ditor për përfundimin e konfliktit me Iranin dhe arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Teheranit.

Afati përfundoi javën e kaluar, por Uashingtoni dhe Teherani ende nuk kanë arritur një kompromis për çështjet kryesore që lidhen me marrëveshjen dhe programin bërthamor iranian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos